Kandidatët për deputetë të PD-së nisin deklarimin e pasurisë, përjashtohet kupola drejtuese, automatikisht në listë

28 Gusht 2020, 17:58

Procesi i përzgjedhjes së kandidatëve për deputetë të Partisë Demokratike tashmë ka hyrë në një tjetër fazë, atë të plotësimit të formularit të vetëdeklarimit të figurës dhe integritetit. Rreth 900 kandidatë të kualifikuar nga Komisioni i Vlerësimit të Kandidatëve mes 3648 kandidatëve të propozuar nga anëtarësia, me përjashtim të kupolës drejtuese të PD dhe rrethit të saj, kanë nisur të plotësojnë formularin e vetëdeklarimit. Pjesë e rëndësishme e formularit, përpos të tjerave, është edhe deklarimi i pasurisë. Kandidatët duhet të deklarojnë të gjitha pasuritë e paluajtshme dhe të luajtshme të akumuluar ndër vite dhe deri në momentin e dorëzimit të formularit. Kandidatët duhet gjithashtu të deklarojnë edhe pasuritë në emër të bashkëshortëve, bashkëjetueseve dhe fëmijëve të tyre madhorë.