Kandidatët për KQZ-në e re, avokati Braho: Përzgjedhja të bëhet sipas kritereve, sfida mbeten ndryshimet në Kodin Zgjedhor

18 Shtator 2020, 11:52

Ledio Braho është avokati i cili synon të jetë pjesë e  KQZ-së së re, si anëtar i Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve. Në ditën e fundit të aplikimit, Braho shpreson që deputetët e Komisionit të posaçëm që do bëjnë përzgjedhjen e anëtarëve të bazohen vetëm te Kodi Zgjedhor.