Kandidati ankimon vendimin e KLP-së, pezullohet gara për kryeprokuror

2 Tetor 2019, 16:06

TIRANË- Lulzim Alushaj, kandidati i skualifikuar në garën për kryeprokuror ka dorëzuar në Gjykatën e Administrative të Apelit një akimimin për vendimin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë që e përjashtoi nga gara.

Gazetari i Report Tv Arsen Rusta raporton se kjo ka sjellë ndëprerje të garës për kryeprokuror, deri në daljen e vendimit pas akimimit të Alushajt.

Report Tv ka sigurar edhe kërkesë-padinë e depozituar nga Alushaj pranë Gjykatës Administrative të Apelit, ku ky i fundit kërkon shfuqizim të vendimit të datës 25 shtator që e skaulifikon atë nga gara për kryeprokuror.

Në garë për postin e kryeprokurorit, janë kryeprokurorja aktuale Arta Marku, Olsjan Çelaj dhe Fatjona Memçaj.

    No videos found.