Kandidati i PD goditi biznesmenin Luca, Rama: Grushtonte si huligan, si skuth dhe me ndihmën e rojeve sipërmarrësin që ka hapur më shumë vende pune

21 Mars 2021, 15:45

#reportTV #lajmeshqip #lajme Nga Elbasani ku prezanton kandidatët për deputetë të PS-së në këtë qark, Kryeministri Rama komentoi për herë të parë edhe përplasjen fizike mes kandidatit të PD-së Luçiano Boçi dhe biznesmenit Gjergj Luca. "E pamë këtu në Elbasan pak ditë më parë dhe ju ftoj të gjithëve që ta shikoni sesi grushtuesi, i një sipërmarrësi si Gjergj Luca, dhunuesi publik i tij të ishte Taulanti, Besiani, cilido qoftë çfarë do të ishte bërë, e sa lumenj llumi dhe baltë do të ishin dredhur në Evropë e sa do të kishin venë kujën. Por ne e kemi të qartë se njerëz të dëshpëruar bëjnë gjëra të dëshpëruara. Por ato e kanë të qartë se nuk kanë mundësi që ta kenë një shans tjetër. Kanë pasur katër shanse dhe i kanë humbur të katër shanset. Sot janë grumbulluar të gjithë bashkë si kurrë me parë me një koalicion paszgjedhore, kur hynë veç e veç me njëri-tjetrin. E patë atë si grushtonte si huligan një biznesmen. Është e papranueshme që një përfaqësues i popullit të grushtojë si skuth dhe me rojet e tij një sipërmarrës, punëdhënësin më të madh të Elbasanit. Është e pamundur që qytetaria e Elbasanit të identifikohet me këtë shfaqje të dhunshme me disa shëmbylltara që nuk janë gjëkundi në mundësinë për t'i quajtur pasardhës të një komuniteti ku ka pasur kaq shumë figura të ndritura", tha Rama. Përplasja mes biznesmenit Gjergj Luca dhe kandidatit për deputet në Elbasan me Partinë Demokratike Luçiano Boçit ndodhi disa ditë më parë në Elabasan. Përplasja ndodhi para një lokali në Labinot, ku Boçi po zhvillonte një takim me disa banorët të zonës. Nga pamjet e publikuara të marra nga kamerat e sigurisë së lokalit shihet sesi grupi që e shoqëron ish-deputetin Boçi e mban Lucën ndërkohë që vetë kandidati i PD e qëllon me grushte. Sipas biznesmenit Gjergj Luca kandidati për deputet i PD-së në Elbasan e ka provokuar, teksa ai ka qenë duke pirë kafe në një lokal të zonës. Ndërkohë Luçiano Boçi tha para gazetarëve se ai po dilte nga një takim politik, kur Luca sipas tij i është afruar dhe e ka sulmuar me fjalë dhe më pas i është afruar dhe ka tentuar që ta godasë. Luca ka hedhur poshtë pretendimet e kadidatit për deputet të PD-së, dhe madje shton se ai është i dhunuari nga kjo ngjarje duke shtuar se Luciano Boçi i ka grabitur edhe telefonin dhe se shpreson që ngjarja të zbardhet sa më shpejt.