Kandidatja e Lëvizjes për Ndryshim në Kukës, Elsa Domi: Të persekutuari përfaqësojnë të djathtën e vërtetë

16 Mars 2021, 20:54

 

Elsa Domi thotë se propozimin e ka marrë nga kryetarja e partisë Jozefina Topalli. Nëse zgjidhet deputete, Domi angazhohet për uljen e emigracionit dhe rritjen e punësimit përmes zhvillimit të turizmit. Domi vjen nga një familje e djathtë që kanë qenë të persekutuar në kohën e diktaturës.

"Gjyshi im tashmë i ndjerë ka qene me ide të forta të djathta, duke qenë ka qenë i përndjekur nga sistemi i mëparshëm. Sfida që kam ndërmarrë është sfida më e fortë, dhe është sfida e së djathtës së vërtetë", shprehet ajo.

E pyetur për prioritetet, avokatja që kandidon për deputete tha se "qëllimet dhe prioritet është ulja e varfërisë që është tejskajshme. Dhe kjo mund të arrihet së pari me luftën kundër korrupsionit që ka sjellë të gjitha pasojat në atë çka ne po përjetojmë sot".