Kandidatja e PD për Report TV: Synojmë 7 mandate në Elbasan! PS po bën presione për votën

15 Prill 2021, 12:28

ELBASAN- Objektivat e Partisë Demokratike në qarkun e Elbasanit janë që të fitojnë 7 mandate. Kështu u shpreh kandidatja për deputete në listat e PD-së për Elbasanin, Zheni Gjergji gjatë një interviste për Report Tv.

Për sa i përket zhvillimit të fushatës, Gjergji tha se ka presione. Kjo gjë thotë ajo vërehet gjatë takimeve që ata bëjnë me qytetarët apo bizneset, të cilët i shmangen kamerës. Por edhe tek administrata, e cila sipas saj nuk i bashkohet takimeve elektorale, pasi i druhen heqjes nga puna.Si mjeke në profesion, Gjergji thotë se menaxhimi i pandemisë mund të bëhej më mirë. Ndërsa për sa i përket prioriteteve që Partia Demokratike ka për Elbasanin,  ajo tha se më emergjente është infrastruktura, e cila thotë Gjergji, lë për të dëshiruar, pasi ende ka probleme me ujin e pijshëm dhe të kanalizimeve në lagjet kryesore dhe periferi.