Kandidimi në Elbasan, Rudina Hajdari në Repolitix: Dua të sfidoj krimin e organizuar! Është 'thembra e Akilit', dua të çliroj qytetin nga ky fenomen

14 Janar 2021, 21:41 | Përditesimi: 14 Janar 2021, 21:41

Deputetja Rudina Hajdari ka shpjeguar se pse ka shpallur kandidaturën e saj në qytetin e Elbasanit për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Gjatë një interviste në emisionin Repolitix, Hajdari u shpreh se kërkon të sfidojë problematikat që ka ky qytet, duke përfshirë krimin e organizuar. Ajo shprehu bindjen dhe gatishmërinë për t’i bërë ballë këtij fenomeni dhe për ta çliruar Elbasanin.

r.k./Shqiptarja.com