‘Kanë frikë të bëjnë foto me ne se i heqin nga puna’, Kryemadhi: Ndjejmë revoltën e njerëzve!

5 Mars 2021, 21:42

#reportTV #lajmeshqip #lajme Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi mëngjesin e sotëm ka zhvilluar një takim me banorët e njësisë Nr. 1 në Tiranë. Kryemadhi gjatë takimit është fokusuar pikërisht tek rinia shqiptare dhe familjet e reja, si edhe në rëndësinë e qëndrimit të tyre në Shqipëri. Ajo tha se një ndër prioritetet e programit është pikërisht ndalimi i shpopullimit si dhe krijimi i ambientit të duhur për shkollimin, për shërbimin shëndetësor për fëmijët e porsalindur. “Është një kënaqësi për ne kur shikojmë që bashkimi i forcave, por edhe i vlerave dhe integritetit njerëzor është tepër i rëndësishëm dhe kjo është një nga arsyet që ne sot ndihemi më të fuqishëm.Ne sot jemi në ‘Ali Dem’, në Njësinë nr. 1 në Tiranë, por gjeografia e tavolinës tregon angazhimin e të gjithë strukturave tona, por sigurisht është edhe angazhimi kryesor i yti Etion, që për hir të së vërtetës është jo vetëm një sjellje, një grupi i ri i të rinjve dhe të rejave të Njësisë nr.1, por edhe e shumë individualiteteve të reja që janë tepër të domosdoshëm, jo vetëm për një parti politike, por për të gjithë shoqërinë shqiptare. Mendojmë që ka ardhur koha që të krijojmë hapësira dhe mundësi njerëzve për tu shprehur, për të qenë vetvetja dhe për të diskutuar për problematikat që ata kanë.