“Kanë lyer duart me gjak!” Telefonuesi rendit politikanët “famëkeq”: E kanë marrë peng Shqipërinë!

28 Gusht 2020, 11:32

Si mund të kenë moral që të kërkojnë të jenë ende faktor politik edhe pse në opozitë?! Ishte kjo pyetja që ngriti në një bisedë të drejtpërdrejtë telefonike në emisionin e mëngjesit “Shtypi i ditës dhe Ju” në Report TV një qytetar i cili renditi politikanët që sipas tij kanë lyer duart me gjak dhe I kanë bërë shumë dëme këtij vendi. Sipas tij ata që e kanë marrë peng Shqipërinë po kërkojnë me ngulm të vijnë në pushtet e ndërsa nuk e kanë këtë drejtë!