Kanioni i Holtës/ Rama: Bukuria e magjishme e kanionit të Holtës nuk mund të preket dhe nuk do të preket

23 Gusht 2019, 18:38

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë së bashku me autoritetet e tjera,bëri të mundur shembjen e digës së betonit e ndërtuar në afërsi të Kanionit, pas protestave të shumta të banorëve. Leja për ndërtimin të HEC-it  ishte anuluar në janar të 2019, por vetëm ditën e sotme është marrë vendimi për prishjen e kësaj dige betoni që ishte ndërtuar në dalje të kanionit të Holtës. Pas marrjes së vendimit për mos ndërtiin e HEC-it reagoi edhe kryeministri Rama.

Ai thekson se kanioni i Holtës nuk do të preket dhe HEC-i nuk do të ndërtohet, pasi për ata një PO është Po dhe një JO është JO. Ai thekon se e dhanë fjalën publikisht, thjesht duhet pak durim. Kujtojmë që  Kanioni i Holtës, konsiderohet një nga bukuritë mëtë vecanta të Shqipërisë dhe  vendimi për të ndërtuar HEC-in  u dha në datën  27 prill të vitit 2018. Pas këtij vendimi banorët e zonës u ngritën disa herë në protestë derisa qeveria u tërhoq duke vendosur që të shembet diga e betonit.