Kanita tregon planet e së ardhmes: Festivali i fundvitit dhe projektet ndërkombëtare

18 Tetor 2019, 13:19

Është vetëm 18 vjeç, por ka arritur të prekë suksesin e çmimit “Platinum” që 16 vjeç me këngën “Don’t let me go”. Megjithatë edhe pse fituese e një çmimi të rëndësishëm për këngët më të dëgjuara, Kanita shprehet në “Rreze Dielli” se hapat e vërtetë të karrierës pret që t’i ngjisë në të ardhmen, me disa disa projekte ndërkombëtare ambicioze që janë në planet e këngëtares. Ajo thotë se nuk është e fokusuar vetëm në tregun ndërkombëtar, por edhe shqiptar, pasi për të edhe publiku shqiptar ka shumë rëndësi.

Dalja e saj më e afërt do të jetë Festivali i Fundvitit në RTSH, për të cilin Kanita thotë se po punon më një baladë.

Nuk mund ta them që është 100% e sigurt, por po punoj për Festivalin e Fundvitit. Më pëlqen të jem pjesë e Eurovisionit dhe një kompeticioni të tillë kaq të madh i shkon një baladë. Nuk kam frikë nga konkurrenca në Festivalin e Fundvitit, pasi secili ka fatin e vet, unë do përfaqësoj veten në mënyrën më të mirë dhe për mua fitorja më e madhe është atëherë kur publiku e pëlqen ”, shprehet Kanita.

Shumë shpejt do të vijnë edhe disa këngë të tjera. Këngëtarja bën të ditur se po punon për disa këngë, e duke qenë se synon edhe tregun ndërkombëtar, do vijnë edhe në anglisht.