Kantautorja dhe modelja e njohur, Carla Bruni vjen në Shqipëri

7 Qershor 2019, 14:59

Kantautorja dhe modelja e njohur, bashkëshortja e ish-Presidentit francez Nicolas Sarkozy, Carla Bruni, do të këndojë në Butrint. Ajo do të jetë e ftuar më 21 qershor, datë që përkon me ditën e 'Festës së Muzikës'. Ajo do t'i prezantohet publikut me 11 këngë nga albumi i saj më i ri. 

Është zgjedhur një datë simbolike, 21 qershori, dita e “Festës së Muzikës”. Partneri mediatik është Televizioni Kombëtar Klan, përmes të cilit u dërgon shqiptarëve edhe një mesazh përshëndetës.

“Përshëndetje të gjithëve në Shqipëri. Doja t’ju thoja që quhem Carla Bruni e që do të këndoj për ju Ditën e Festës së Muzikës, në teatrin e vjetër të Butrintit në orën 21:00 dhe shpresoj që do të jeni atje”.

“French touch (Prekje franceze)”, është albumi i pestë të cilin Carla Bruni e hodhi në treg në vitin 2017.