Kanye West do të kandidojë për president të SHBA-së, kundër presidentit Trump

6 Korrik 2020, 15:22

Reperi i njohur Kanye West ka deklaruar kandidaturën e tij për t’u bërë presidenti i ardhshëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke u kthyer në rival të personit që admiron më shumë, Donald Trump.

“Tani duhet të realizojmë premtimin e Amerikës duke i besuar Zotit, duke unifikuar vizionin dhe duke ndërtuar të ardhmen tonë. Unë do të kandidoj për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, ka shkruar ai në Twitter,duke i surprizuar të gjithë.