Kaos në Kakavijë prej 3 ditësh! Radha e makinave deri në 20 km! Greqia s'lejon askënd pa tampon!

14 Gusht 2020, 09:12

KAKAVIJË- Me kalimin e orëve, situata në pikën kufitare të Kalimit në Kakavijë sa vjen dhe po rëndohet! Prej tre ditësh, qindra qytetarë janë në pritje për të bërë tamponin dhe për të kaluar drejt Greqisë, por kjo radhë sa vjen dhe po shtohet. Ditën e sotme, gazetari i Report TV, Piro Nase raporton se vargu i makinave ka shkuar deri në fshatin Jorgucat, në drejtim të Sarandës.Shkak është bërë tamponi që duhet t'u bëhet çdo qytetarëve, por edhe mbyllja e kësaj pike kufitare të palës greke gjatë natës, nga ora 22:00-06:00. Qytetarët shprehen të indinjuar, ku i bëjnë apel shtetit shqiptar për të ndërhyrë.