Kaos në Kamëz! Qytetarët dynden në tregje, s'respektohet distanca

17 Prill 2020, 12:00

Hyrja e tregut të Kamzës distanca dhe mungesa e mbrojtjes me maska neglizhohet. Gazetari i Report TV,  Arsen Rusta shprehet në këtë treg mungojnë pikat e verdha dhe tuneli i dezinfektimit.

Pas denoncimit të Report TV se këtu nuk ka asnjë masë, janë venë re edhe shtim i efektivëve të policisë bashkiake dhe forcat e rendit, që u bëjnë thirrje për distancim social, por duket se qytetarët edhe pse e bëjnë atë në sy të policit, grumbullohen në një tjetër tregtar apo rrugicë ku bëjnë pazarin.

Shumica e qytetarëve shprehen se nuk kanë frikë nga virusi, apo se kanë harruar të vendosin maskat.

Një pensioniste e cila ka bërë pazarin dhe blerë ilaçet shprehet se nuk ka dalë  nga shtëpi, por sot ishte e detyruara pasi nuk kishte kush ia sillte ushqimet dhe ilaçet që i duheshin.

"E di nona që nuk lejohet me dal, por sot dola se në shtëpi nuk më kanë ardhur. Frikë kam , por kam një muaj pa dal vetëm sot dola nga halli", shprehet për gazetarin Rusta një pensioniste.

"Kam dalë për ilaçet, bashkia na ndihmon, por sot do i blejë vetë", tha një pensioniste.

"Mora ilaçet e plakut, nuk kemi fëmije, janë jashtë të bllokuar", shprehet një pensioniste tjetër.