Kaosi në Kakavijë/ Nëna me 4 fëmijë në mëshirë të fatit: I kam të vegjël plasën vape

14 Gusht 2020, 12:05 | Përditesimi i fundit: 2020-08-14 12:10:21

Qytetarët po kalojnë momente të vështira duke pritur në pikën e kalimit kufitar në Kakavijë, ndërsa po përballen me vapën dhe mungesën e ujit. Ata shprehen të revoltuar për kamerën e Report tv. një ndër ta është edhe një nënë me 4 fëmijët e saj e cila po lufton me vapën në mes të rrugës.

"Gjithë natën kemi këtu, jemi mërzitur shumë, fëmijët plasën vape janë të vegjël, nuk e di a do të kthehemi, kemi gjithë këto harxhime, s'dimë si t'ia bëjmë", tha një nënë e 4 fëmijëve.

  •