‘Kape armën dhe lufto se serbët po vijnë’/ Një Fake News nga viti ’97 që i nisi kuksianët për luftë

24 Shtator 2019, 17:31

Fake News ka tronditur edhe më herët shqiptarët. Ishte viti i mbrapshtë 1997 kur në Kukës u lëshua thirrja ‘Kape armën dhe lufto se serbët po vijnë’. Thirrja u lëshua në Radio Kukësi se forcat serbe ishin vërsulur nga Morina dhe do të pushtonin qytetin e Kukësit. Shkrimtari Petrit Palushi rrëfen për Report TV ngjarjen e asaj kohe dhe përjetimet e qytetarëve kuksianë.

"E kujtoj atë kohë, viti `97 ka qenë një vit shumë të trazuar, të ngarkuar, do të thoja një vit tragjik për të gjithë shqiptarët. Për Kukësin që radio Kukësi ka dhënë një lajmë të tillë që forcat serbe po vërshojnë nga Morina e do të pushtojnë Kukësin. Unë kam dëgjuar me veshët e mi kam qenë në shtëpi në atë kohë. Është dhënë tre katër herë nga një prej gazetarët dhe mbas 2 orës thotë e përgënjeshtrojmë këtë lajm. Lajmi nga banorët u mor si I vërtetë, dhe pothuajse qyteti u boshatis, morën arratinë për tiranë,apo zona të tjëra, ishtë një situate e pakëndshme", shprehet Palushi.

Palushi tregon se askush nuk e mori përgjegjësinë e një lajmi që alarmoi qyteterët.

"Ajo ka qenë dita më e zeze e qytetit tim. Njerëzit nuk besoni, ata donin shumë kohë që njerëzit të riktheheshin në shtëpitë e tyre dhe kërkush nuk mori përgjegjësi se kush e hapi lajmin.  Nuk e di nga erdhi ky lajm unë vete nuk ika kam ndenjur në shtëpi. Kur zbrita pas gjysmë ore kam takuar një efektiv me tha nuk duhet të ikni se ka rregulla pushtimi, në fillim vijnë avionët dhe më pas këmbësoria. U krijua një farë paniku, ku qytetarët morën mjetet lëvizëse dhe u larguan nga Kukësi, dhe ka pasur ide për hedhjen në erë të urës së Drinit të Zi.

Në atë kohë qytetarët e Kukësit nuk kishin makina personale dhe me rroba mbi shpinë, thasë me miell, batanije dhe me fëmijët në djep të gjithë vraponin drejt fshatit më të afërt për të gjetur strehimin.  Shkrimtari kujton se u krijua edhe një ushtri nga vetë kuksianët për të mbrojtur qytetin e tyre nga pika kufitare e Morinës.

Kam zbrit prej katit të tretë ku banoja dhe kam shkuar intuitivisht tek agjencia e udhëtarëve dhe kam parë 200-300 vetë me automatikë që kërkonin të merrnin makina për të ikur për të luftuar në front. Më tha profesor hajde na ndihmo dhe u nisën e nuk dihej kthimi. Kur kaluam urën e vjetër u kthyen se morën vesh se ishte lajm i rremë. Rreth 200 vjet të armatosur u nisën të luftonin për të mbrojtur Kukësin nga pushtimi. Ne nuk duhet të fajësojmë popullin për atë arrati, sepse jeta e ka dhënë me jetuar një herë, por personat që përhapën këtë lajm", thotë Palushi. 

Fake Neës në këtë rast ka arritur në kufinjtë e tragjedisë pasi mund të kishte viktima nga kjo ngjarje, ndërsa kuksianëve u ka lënë një shije të hidhur. Asnjëherë nuk u zbulua se nga erdhi ky lajm I rremë, por dyshohet se u shpërnda nga pala tjetër, nga ajo serbe.