Kapen 150 kg kokainë në Portin e Durrësit me fytyrën e Pablo Escobar, të fshehura në tavanin e kontenierit me banane! Vinte nga Amerika Latine! Report Tv zbulon fotot

10 Prill 2021, 18:40

Report Tv mëson ekskluzivisht se është kapur 150 kg kokainë në portin e Durrësit. Mësohet se droga ishte fshehur në tavanin e kontenierit me banane që vinte nga Amerika Latine. Kompania ishte me ortak Erion Peti dhe Klajdi Xibraku, ku i fundit i arrestuar ditën e sotme nga SPAK, pasi ishte personi që u paraqit në portin e Durrësit për të zbllokuar sasinë e mbërritur nga Amerika Latine.