Kapen 270 kg heroinë në portin e Genovas, hetime mes 4 shtetesh, në pranga vetëm dy persona

8 Nëntor 2018, 17:06

ITALI- Policia italiane ka zbuluar një sasi të madhe droge që vinte nga Irani në portin e Genovas.

Sipas mediave italiane, bëhet fjalë për 270 kg heroinë, sasia më e madhe e kapur në 20 vitet e fundit. Heroina vinte nga Irani dhe fshihej në kontenierë në portin e Genovas.

Hetimet në katër shtete të ndryshme, Zvicër, Francë, Belgjikë dhe Hollandë  kanë çuar në arrestimin e dy personave. Të dy të dyshuarit ende të paidentifikuar janë arrestuar në Hollandë.

Nëse droga do të arrinte të dilte në treg do të kapte vlerën e 2 milionë e 160 mijë dollarëve.