Kapen 'mat' me njerëz brenda, gjobiten tre lokale në Gjirokastër me 1 milion lekë të reja

29 Prill 2020, 15:02 | Përditesimi i fundit: 2020-04-29 15:07:29

Tre lokale në Gjirokastër të cilat vijon aktivitetin në kundërshtim me aktin normativ për koronavirusin janë gjobitur me 10 milionë lekë të vjetra. Në këto biznese janë konstatuar se vijonte normalisht të shërbehej, diçka e cila është kuptuar nga autoritet dhe kanë marrë masat.

Pasi në brendësi të tyre u gjenden njerëz duke marrë shërbime, Inspektoriati Shtetëror i Shëndetit vendosi masën administrative të 1 milion lekë të reja gjobë. Në total shumë që do të shkojë në arkat e shtetit është 30 milionë lekë të vjetra.Kam një falënderim për opinionin publik për respektimin e masave. Jemi 24 orë në terren dhe që nga dita e parë e shpalljes së zonës së gjelbër kemi marrë një sërë masash me drejtuesit e policisë, kemi konstatuar lokale me klientë brenda. Kjo për mbrojtjen e popullatës.