TURQI - 11 shqiptarë janë arrestuar në Turqi pasi bënin trafikim e kanabisit nga Shqipëria, në Greqi dhe më pas drejt Turqisë. 1.1 ton ka sekuestruar Policia e qytetit të Bodrumit në Turqi dhe këto janë pamjet e operacionit të zhvilluar nga sektori narkotikëve. Vlera e drogës së sekuestruar është më shumë se 5 milionë euro. Mes personave të arrestuar është edhe Met Kanani, që cilësohet në Turqi si njëri prej baronëve të mëdhenj të drogës. Report Tv ka siguruar edhe foton e Met Kananit në një kodër të qytetit të Bodrumit. Ai ishte duke pritur sasinë e kanabisit dhe ky moment është fotografuar nga policia turke. Pasi kalonte nëpërjmet Greqisë dhe më pas në Turqi, kanabisi depozitohej në një depo që përdorej si biznes uji. Sapo droga ka mbërritur në Turqi, Policia ka vendosur të ndërhyjë duke arrestuar Met Kananin dhe 10 persona të tjerë që ishin pjesë e grupit kriminal.
