Kapet 220 kg kanabis në një kamion të fruta-perimeve në Podgoricë! Vinte nga Shqipëria

10 Mars 2021, 13:00 | Përditesimi i fundit: 2021-03-10 17:22:14

TIRANË- 220 kg kanabis e ndarë në 224 pako është kapur në një kamion në Podgoricë, i cili vinte nga Shqipëria. Në dokumentet e pikës doganore, kamioni ishte regjistruar për transport të fruta perimeve. Kamioni i përkiste një kompanie të quajtur fruta-perime "Bugarin" me seli në Podgoricë.

Shoferi i kamionit është larguar me vrap në momentin që nga ana e policisë i është komunikuar se do të kontrollohej.  Sipas informacioneve, shoferi nuk rezulton të jetë shqiptar. Sasia e kanabisit të sekuestruar është raportuar dhe tek pala shqiptare për verifikim, pasi ka dyshime se ngarkesa mund të jetë marrë në vendin tonë.