Kapet anija me sasi rekord kanabisi, ekuipazhi nga Mali i Zi

9 Gusht 2018, 11:14 | Përditesimi i fundit: 2018-08-09 11:27:26

Itali- Guardia di Financa ka ndaluar një anije, e cila kishte në bordin e saj më shumë se 20 ton hashash dhe rreth 400 mijë litra naftë. Vlera e drogës me çmimin e tregut mendohet të arrinte shifrën e 150-200 milionë eurove.

Në pranga kanë përfunduar njëmbëdhjetë qytetarë malazezë, të gjithë anëtarë të ekuipazhit.

Anija ishte nisur nga porti i Las Palmas që më 27 korrik dhe kishte deklaruar se po lundronte në ujërat ndërkombëtare për inspektim dhe kërkime.

Gjatë ndjekjes anija është vëzhguar me helikoptera dhe anije të tjera patrulla.

Tanimë anija gjendet e ankoruar në portin e Palermos, ku ka arritur që me datë 1 gusht.