Një gomone që transportonte 2,5 tonetlata marijuanë dhe një kallashnikov është pikasur përbri brigjeve të Brindizit në Italinë Jugore nga Guardia di Finanza. Pas një përpjekjeje të shkurtër gjëmimi, katër skafistë shqiptarë (B. M. B. 40 vjeç, H. X. 30 vjeç,. R. B. 30 vjeç, S. C. 37 vjeç) janë arrestuar.
Operacioni i radhës në Kanalin e Otrantos, është kryer natën e së hënës (30 prill). Gomonja, e gjatë 10 metra dhe me dy motorë, ishte lokalizuar nga njësitë aereonavale të Guardia di Finanzas dhe nga një pajisje islandeze e angazhuar në operacionin “Themis 2018” të Agjencisë së Frontex, e koordinuar në Itali nga lnternational Coordination Centre (Icc).
Ndjekja
Në mënyrë të veçantë, në orën 02.00 të natës, pajisjet aereonavale të Trupës së agjencisë Frontex, kanë dalluar gomonen e fuqishme që dukshëm ishte i mbushur plot me lëndë narkotike, e cili po drejtohej për nga brigjet puljeze. Skafistët, pasi e vunë re praninë e mjeteve të shpejta lundruese të mbërritura nga Bari, nisën ta hedhin në det ngarkesën e madhe të paligjshme që po transportonin.
Njësitë detare italiane arritën që pas një ndjekjeje të shkurtër me shpejtësi të lartë, ta ndalonin dhe të hynin në gomone. Njësitë e tjera që kishin mbërritur ndërkohë vijuan me ndihmën konstante të një helikopteri, për grumbullimin e pakove të hedhura në det. Në përfundim të operacioneve, u sekuestruan plot 10 thasë me marijuanë në det dhe 105 të tjera të mbetura në gomone, në të cilën, ndë rtë tjera u gjet edhe një armë kallashnikov, me karikator dhe 30 fishekë.
Në videon e publikuar të ndjekjes, duket se përpjekja e skafistëve për t’i shpëtuar Finanzës është e kotë, pavarësisht skafit të tyre të fuqishëm.