Kapet një tjetër gylenist në Durrës me pasaportë bullgare, e siguroi në Serbi për 1200 euro

16 Mars 2020, 17:44

Një tjetër mësues turk që mendohet se përndiqet nga regjimi i Erdoganit në Turqi pasi etiketohet si “Gylenist”, mësohet të jetë arrestuar në pikën kufitare në portin e Durrësit. Ibrahim Yakar, është ndaluar nga policia pasi ju kap një pasaportë Bullgare dhe për pasojë gjykakta e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg”, pasi dyshohet për akuzën e “Falsifikimit të letërnjoftimeve, i pasaportave ose të vizave” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.Sipas vendimit të gjykatës rezulton se:”…rreth orës 20:30, në Portin e Durrësit, është paraqitur për të kaluar kufirin për në Bari-Itali, Ibrahim Yakar.