Kapet 'piloti' me 198 km/h në Sauk, policia: Mos fluturoni duke u bërë 'vrasës' të sigurisë në rrugë

2 Gusht 2020, 07:53

Dy shoferë janë arrestuar mbrëmjen e djeshme nga kontrolli me radar në aksin Sauk-Teg në Tiranë. Policia rrugore thotë se pavarësisht kontrolleve dhe ndëshkimeve ka ende shumë të papërgjegjshëm që lëviznin me shumë shpejtësi. Një drejtues makine është kapur mbrëmë duke ecur me shpejtësi

198 km/h, në një rrugë ku shpejtësia maksimale e lejuar është 90 km/h. Ndërkohë që janë hequr 12 leje drejtimi dhe janë vendosur 5 gjoba me nga 30 mijë lekë të reja secila për abuzim me shpejtësinë për drejtues mjetesh rezident në një nga vendet e BE-së. "Ka akoma shumë drejtues mjetesh qe abuzojnë duke përdorur mjetin në shkelje të rregullave të qarkullimit rrugore, si “vrasës” të sigurisë në rrugë.