Kapet vlonjati me dy pistoleta me silenciator dhe kokainë

23 Maj 2019, 09:26 | Përditesimi i fundit: 2019-05-23 15:35:01

VLORE-Dy armë zjarri me silenciator dhe 240 doza kokainë janë sekuestruar, ndërsa është arrestuar poseduesi. Si rezultat i operacionit të koduar "Silenciatori" u arrestua B. B., 23 vjeç, banues në Vlorë.

I riu u kap në flagrancë në një rrugicë në lagjen "Pavarësia", me një sasi dozash kokaine, ndërsa  gjatë kontrollit në banesën e tij, policia gjeti sekuestroi dy armë zjarri pistoleta me silenciator dhe një sasi tjetër me doza kokaine, gjithsej 240, si dhe një peshore elektronike.

Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë, të përfshirë në këtë aktivitet kriminal. Gjithashtu në Fier në sekuestruan heroinë dhe kokainë, ndërsa u arrestuan anëtarët e një familje.