'Kapni gurët e qëlloni mos rrini! Hajde...', Report Tv siguron pamjet kur banorët e Astirit sulmojnë policinë

12 Nëntor 2019, 12:40 | Përditesimi i fundit: 2019-11-12 12:48:58

Report Tv ka siguruar pamjet e momentin kur policia ndërhyn për të shpërndarë protestuesit e Astirit të cilët ishin vendosur pranë një lokali për të bërë rezistencë.

Në video shihet qartë se banorët ishin parapërgatitur për një përplasje me policinë pasi kishin grumbulluar edhe gurët e bombat molotov që më pas sulmuan policinë me to.

Ndërkohë në video shihet një banore që thërret të tjerët të kapin gurët dhe të qëllojnë policinë.

"Kapni gurët, mos rrini, mos u fshihni. Hajde! Kapni gurët. Pse kshu mbrohen shpiat? " dëgjohet të thotë një banorë në fillim të videos.

Ndërkohë në video shihet edhe pedagogu, Ervin Goci i cili është shoqëruar në komisariat.

Më pas policia është afruar dhe ka hedhur spraj lotsjellës duke bërë që turma e protestuesve që ishin brenda lokalit të shpërndahen.