Kapshticë, 4 të arrestuar, 19 procedime penale, 2514 kontrolle! Policia me 'dorë të hekurt' ndaj falsifikimeve dhe paligjshmërisë

7 Mars 2020, 11:00

Shtimi i masave për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë. policia kufitare ka kapur 4 persona  të shpallur në kërkim, ka evidentuar 19 raste paligjshmërie që janë proceduar penalisht, ku 12 janë për falsifikim të vulave në pasaporta  dhe rastet e tjera për kalim të paligjshëm të kufirit dhe kundërshtim të forcave të policisë. Gjithashtu policia kufitare Kapshticë në bashkëpunim me FRONTEX kanë ndaluar 920 emigrantë. Të gjitha këto janë bërë në kuadër të parandalimit, evidentimit dhe goditjes së aktivitetit të kundraligjshëm në drejtim të falsifikimit dhe përdorimit të dokumenteve të falsifikuara, kalimit të paligjshëm të kufirit qoftë nëpërmjet pikave të kalimit me dokumente false, nëpërmjet kufirit të gjelbër, si dhe në vijim të zbatimit të masave të shtuara për rritjen e kontrollit gjatë intervistitmit të shtetasve që duan të lëvizin në hapësirën SCHENGEN.