Kapshticë, kapen 195 kg drogë në kamionin me frigoriferë, destinacioni final Turqia

29 Maj 2020, 12:56

Policia kufitare në Kapshticë ka sekuestruar një sasi prej 195 kilogramë kanabis sativa, në një kamion i cili po udhëtonte drejt Greqisë.

Burimet bëjnë të ditur së operacioni u zhvillua gjatë natës, ndërsa për t'u shmangur kontrollit policor lënda narkotike ishte e fshehur në tavanin e kamionit, i cili transportonte frigoriferë.

Burime për gazetaren e Report TV, Gladiola Hoxha bëjnë të ditur se destinacioni përfundimtar i lëndës narkotike dyshohet se ka qenë Turqia.

Ndërkohë në pranga është vënë shoferi i kamionit, një 55-vjeçar nga Tirana.

Nga policia ende nuk ka një njoftim zyrtar për kapjen e lëndës narkotike.