Karantina/ Agrobiznesi thirrje qeverisë: Lejoni blegtorët e bujqit të qarkullojnë pa orar, që të shmangim kolapsin

17 Mars 2020, 20:22

TIRANE-Kryetari i Këshillit të Agrobiznesit Shqiptar (KASH) Agim Rrapaj i kërkon qeverisë që të marrë disa masa në sektorin e bujqësisë, blegtorisë, veterinarisë dhe mekanikës bujqësore pas situatës së krijuar nga koronavirusi. Këshilli kërkon që blegtorët, bujqit dhe veterinerët të lejohen që të qarkullojnë pa orar për të shmangur kolapsin agroushqimor.