Karantina ndryshe e familjes në Kukës, fëmijët gëzojnë edhe pallatin: Luajmë në kitarë dhe çifteli

22 Prill 2020, 14:27 | Përditesimi i fundit: 2020-04-22 14:29:52

Në qytetin e Kukësit, karantina i ka bërë fëmijët që të jenë shumë kreativë dhe i ka afruar me shumë me prindërit e tyre, duke qenë se janë të vetmit njerëz që shohim këto ditë izolimi. Në familjen Koldashi, asnjë ditë e karantinës nuk është e mërzitshme. Çdo ditë në këtë familje tingujt e kitarës dhe çiftelisë nuk mungojnë. Dajana këngëtare, Dartaniani me çifteli, të dy motër e vëlla dhe babai i tyre Dëfrimi me kitarë. Ditët e izolimit i kanë kthyer në ditë argëtimi jo vetëm për pjestarët e tjerë të familjes por edhe për banorët e pallatit. Ata thonë se pasi i kryejnë mësimet online bashkë me babain këndojnë dhe ushtrohen me kitare dhe çifteli. 

"Jam marrë me mësimet online, që na ka motivuar për të mos lënë mësimet pas dore pavarësisht vështirësive që ka patur. Gjithsesi jam munduar ti zbatoj me përpikmëri këto rregulla që janë vendosur. Ne kontaktojmë me mësuesit deri në orën 10 të darkës, që mund të them se është argëtuese pavarësisht vështirësive që siç thashë më parë kemi patur. Unë nuk kam frikë dhe do isha shumë e gëzuar që shkolla të paktën të fillonte në maj.