Karantina nga COVID-i/ Bledi Çuçi: Bujqësia s'e ka ndërprerë asnjë ditë punën

21 Prill 2020, 14:21

Ministri i Bujqësisë tha se ky sektor nuk e ka ndërprerë asnjë ditë punën nga situata e krijuar nga koronavirusi. "Bujqësia ka ecur shumë mirë, nuk e kemi ndërprerë asnjë ditë punën. Ka pasur probleme nga mos kuptimi i rregullave, gjëra normale, por jo të kthyera në probleme. Sektori ka ecur normalisht, bujqësia ka gjithmonë nevojë për mbështetje, unë do të doja të kisha sa më shumë fonde në dispozicion, por Shqipëria mbetet një vend jo i pasur, me një buxhet modest dhe brenda buxhetit që kemi jemi mundur të injektojmë para drejtpërdrejt te fermeri.

Skema kombëtare shkon 100% te fermeri. Bujqësia asnjëherë nuk do të ngopet me subvencione, por në raport me atë që kam të bëjmë gjënë më të mirë, që nëse të hedhim një lekë, të marrim më shumë. Sot në Shqipëri vlerësohet se paraja e injektuar pesëfishohet. A ka nevojë? Pa diskutim që ka nevojë për më shumë, që të financojmë sa më shumë këtë sektor" tha ai.