'Karantina' pas orës 22:00 zbatohet! Qytetarët u 'kyçën' brenda, në rrugë vetëm policët

12 Nëntor 2020, 09:39 | Përditesimi: 12 Nëntor 2020, 10:05

Dje pas orës 22:00 hynë në fuqi masat kufizuese për lëvizjen e qytetarëve si dhe mbylljen e restoranteve e bareve deri në orën 06:00 të mëngjesit.

Karantina pas kësaj ore sipas një vëzhgimi të bërë nga Report Tv ka gjetur zbatim pothuajse në të gjitha qarqet e vendit. Në qytetin e Korçës rrugët kanë qenë të boshatisura. E njëjta gjë ka ndodhur edhe në Shkodër, Vlorë, Elbanan e në disa zona të tjera ku rrugët mbrëmë janë boshatisur dhe të vetmit që kanë qenë në lëvizje ishin policët, për të kryer kontrolle që kjo masë e re kufizuese të zbatohet në masën 100%.

Ndëshkimet do të jenë ato që kanë qenë në fuqi, pra në rast se një qytetar do të kapet në shkelje do të gjobitet 10 mijë lekë, nëse ka përsëritje do i bllokohet automjeti deri burg në 6 muaj.

Gjithashtu edhe bizneset do të gjobiten me të njëjta masa që kanë qenë në fuqi në fillim të pandemisë ku Shqipëria u izolua e gjitha.

b.ha./Shqiptarja.com