Karantina 'shpik' tjetër rrugë për trafikun, drogë me motorë 'delivery' apo biçikletë

7 Prill 2020, 15:33

COVID-19 nuk ndal aktivitetin e trafikut të narkotikëve. Report TV ka mësuar se kjo veprimtari e paligjshme vijon normalisht pavarësisht se më ritme më të ulëta. Nga ana tjetër mësohet se për të zhvilluar këtë veprimtari këto grupe lëvizin me biçikleta, në këmbë apo të kamufluar si motorë "delivery". Nisur nga kjo sektori i anti-Drogës ka nisur kontrollet për këto kategori mjetesh transporti.