Karantinë për ilaçet e skaduara! Manastirliu inspekton depon e re të barnave në QSUT

8 Shkurt 2020, 13:41 | Përditesimi: 8 Shkurt 2020, 13:41

TIRANË-  “Kemi rritur disa herë financimin për barnat si dhe po sigurojmë kushtet bashkëkohore për ruajtjen e tyre, në mënyrë që qytetarët të kenë më shumë siguri për trajtimet medikamentoze”. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu inspektoi depon e re të barnave në QSUT, e cila pritet të përfundojë së shpejti.

“Para disa viteve as që mund të mendohej një investim i tillë, një strukturë bashkëkohore për ruajtjen dhe sigurinë e barnave sepse qytetarët nuk kishin as barnat bazë në spitale, ndërkohë që vetëm në spitale financojmë më shumë se 40 milion dollarë/vit për barnat për qytetarët dhe 100 milion dollarë për barnat e rimbursueshme”, tha Manastirliu.

r.k./Shqiptarja.com