Karantinohen emigrantët e parë shqiptarë më një hotel në Kakavijë

8 Prill 2020, 13:41

Janë strehuar në hotele shqiptarët e parë të kthyer nga Greqia, të cilët u pranuan në pikën kufitare të Kakavijës në Gjirokastër, pasi plotësonin kriteret për t'u kthyer në atdhe. Ata do të qëndrojnë në një hotel pranë kufirit të karantinuar për 14 ditë, ku shpenzimet e qëndrimit do t'i mbulojnë vet.

Ndërkohë, të gjithë ata emigrantë që janë në tokën neutrale në kufi me shpresën për t'u kthyer pranë familjeve të tyre, nuk do të pranohen nëse janë rezidentë në shtetet e tjera, dhe nuk kanë arsye emergjence për të ardhur në Shqipëri.