Karçanaj: Karantina ishte prova më e madhe që e-Albania ia doli me sukses! Vendndodhja e autobusëve dhe biletat do bëhen online

19 Mars 2021, 11:54 | Përditesimi i fundit: 2021-03-19 11:59:32

Drejtoresha e AKSH-it, Mirlinda Karçanaj është shprehur se nëse nuk do të ishte e-Albania, pandemia nuk do të ishte përballuar ashtu siç ndodhi. Ajo tha se marrja e lejeve të daljes online u shmangët radha e mëdha , e ndërsa tha se plani është digjitalizimi i të gjitha institucioneve.

"Periudha e karantinës ishte prova më e madhe, e-Albania ia doli që të menaxhonte sistemin e lëvizjes së kontrolluar, kur sportelet fizike u mbyllën, e-albania ishte aty me vetëm një klik larg. Të sëmurët programojnë vizitat me mjekut, qytetarët pas vaksinimit mund të marrin në E-albania sipas standardeve pasaportën për të udhëtuar, lejet dhe licencat merren online, dogana shqiptare i është bashkuar revolucionit, të gjitha shërbimet doganore merren në letër. Shërbimet e transportit janë lehtësuar, një patentë sot merret brenda ditës, do të ketë bileta online për qytetarët që do të marrin online oraret dhe vendodhjen e autobusëve. Të moshuarit trajtohen me dinjitet se nuk stërmundohen për një dokument në zyra për pensionet. 38 shërbime të dedikuara për emigrantët, kemi bërë punë të jashtëzakonshme, por nuk është asgjë me atë që do të bëjmë, Plani ynë i veprimit do të garantojë një të ardhme të drejtë, do të digjitalizojmë arkivat e institucioneve, do bëjmë të mundur që çdo shërbim të bëhet me vulë elektronike, qytetari dhe biznesit do të komunikojë direkt me shtetit", tha Karçanaj.