Kartat e ID që kanë skaduar në 2020-ën, funksionale deri në dhjetor: Aplikimi në e-Albania për të shmangur rradhët

6 Nëntor 2020, 08:45

Për të shmangur rradhët gjatë rinovimit të kartave të ID edhe për shkak të fluksit që mund të krijohet në fundvit, qytetarët mund të rezervojnë takimin në portalin e-Albania.

Para disa javësh, Ministria e Brendshme ka publikuar strategjinë që pritet të ndiqet përgjatë muajve të mbetur, për të shmangur radhët e gjata, jo vetëm për pritjen, por edhe shmangien e kontaktit të qytetarëve, që mund të përhapë koronavirusin.