Kartolinë nga Korça! Qyteti zbardhet nga dëbora

13 Janar 2021, 21:49

Bie dëbora e parë në Korçë për 2021. Në pak orë qyteti është zbardhur nga flokët e borës, ndërsa pamjet e sjella nga Shqiptarja.com duken si kartolinë.

Reshjet kanë filluar prej orës 19:00 në të gjithë qarkun e Korçës, ndërsa temperaturat kanë pësuar ulje të ndjeshme në vlerat e tyre.