Kaso si Bylykbashi Numri i votave u manipulua

5 Korrik 2019, 15:11 | Përditesimi: 5 Korrik 2019, 15:11

Partia Demokratike edhe pse nuk morën pjesë në zgjedhjet lokale të 30 qershorit vijojnë të ngrenë pretendime për sa i përket këtij procesi. Me anë të Sekretari për Çështjet Zgjedhore në PD, Ivi Kaso, sipas pretendimeve të PD ka nxjerrë shifrat konkrete se si u manipuluan të dhënat e pjesëmarrjes në procesin zgjedhor.

Kaso deklaroi sipas tij se për të mbuluar dështimin, braktisjen, refuzimin e 85% të popullsisë, Ramës i duhet të ruante në letra rezultatin e 2017. Më pas Kaso ka shtuar kryeministri Rama për të arritur  këtë përdori komisionerët për të mbushur kutitë dhe për të rritur numrin e pjesëmarrësve.

Pak më parë edhe ish-deputeti i PD, Oerd Bylykbashi hodhi akuza ndaj komisionerëve duke thënë se ata mbushën kutitë e votimit me vota të rreme.

b.ha./Shqiptarja.com