Kaso zbulon prapaskenat e takimit për 'Zgjedhoren': Si u arrit në një marrëveshje dhe garancia që kërkonte Basha

8 Qershor 2020, 22:35

TIRANË- Sekretari për çështjet Zgjedhore në Partinë Demokratike, Ivi Kaso ka zbuluar prapaskenat e takimit të tryezës së Këshillit Politik të Reformës Zgjedhore në ndërmjetësimin e ndërkombëtarëve dhe se si u arrit që të gjendej dakordësia mes palëve.

I ftuar në studion e Report Tv, në "5 pyetjet me Babaramon", Kaso ka zbuluar edhe çështjen e fundit, që kryedemokrati Lulzim Basha, i kujtoi ambasadores Yuri Kim që ishte lënë pa u zgjidhur. Ai u shpreh se garancia e fundit që Basha kërkonte ishte që në një kohë që nuk kishte një mekanizëm për zgjedhjen e një administrate zgjedhore të pavarur, kërkonte që të mos bëheshin ndryshime në Kod në këtë drejtim