Kastriot Gjini - kompozitori që u shua në mars/Shfaqet dokumentari i gazetarit Ilir Yzeiri

10 Maj 2018, 14:34 | Përditesimi: 10 Maj 2018, 14:34

Mbrëmë u shfaq në Kinema Milenium dokumentari artistik " Kastriot Gjini – kompozitori që u shua në mars" me ide, skenar dhe regji të Ilir Yzeirit. Ky dokumentar është në gjurmët e krijimeve të tjera të Yzeirit si "Kuteli dhe Petro Marko – dy vetmitarët në diktaturë", dokumentarët për Muharrem Xhedikun, Ramadan Sokolin apo Pashko Vasën deri të cikli i fundit me katër seri për Hoxhë Tahsinin, Kristoforidhin, Vreton e Mitkon ose "Shqiptarët e mëdhenj të Stambollit dhe një në Misir".

Dokumentari për Kastriot Gjinin është i pari që do të çelë ciklin e një serie dokumentarësh për kulturën dhe që gazetari Ilir Yzeiri po i realizon falë mbështetjes së disa sipërmarrësve në vend që kanë shprehur gatishmërinw për të ndihmuar në këtë projekt. Pjesë e këtij projekti është edhe zonja Valentina Leskaj e cila ka mbështetur që në fillim këtë ide. Ndërkohë gazetari i njohur Karlo Bolino, qysh në fillim, e ka frymëzuar këtë projekt dhe televizioni që ai drejton, Report tv, ka shfaqur gatishmërinë që t’i promovojë dhe t’i shfaqë ato. Është një sfidë e gjithashme për të vënë në provë shpirtin e mecenatit shqiptar dhe për t’i dhënë promovimit të kulturës shqiptare një dimension të ri, jashtë ndikimit financiar, politik apo klientelist.

b.ha./Shqiptarja.com