Katedralet bosh! Mesha e Pashkës online, besimtarët e presin ngjalljen e Krishtit nga ballkonet! Frendo: Mos u shkurajoni

11 Prill 2020, 23:11 | Përditesimi i fundit: 2020-04-12 00:25:49

Katolikët në mbarë botën kremtojnë sot në mesnatë Pashkët, Ringjalljen e Krishtit. Këtë vit në këtë ditë të shenjtë si asnjëherë tjetër në vendin tonë, që nga koha e rënies së diktaturës komuniste katedralet dhe kishat ku zhvillohen meshat, janë të boshatisura.