Katër lojtarëve të Kukësit nuk iu dha viza, Safet Gjici: Racizëm! Në Gjeorgji u pritëm si armiq

8 Gusht 2018, 13:39

Racizëm dhe rast të paprecedentë. Kështu e ka konsideruar Presidenti i Kukësit Safet Gjici mospajisjen me viza nga Ambasada e Gjeorgjisë  për katër lojtarë të Kukësit  në prag të ndeshjes së nesërme me Torpedo Kutaisi në kuadër të Europa League.

Pas një “lufte” me autoritetet është pajisur me vizë dhe i është bashkuar skuadrës portieri Faton Maloku ndërsa mbeten në pikëpyetje Reginaldo, Edis Maliqi dhe Valon Ethemi. Gjici ka fajëusar edhe skuadrën mikpritëse Torpedo për pritjen armiqësore që i kanë rezervuar Kukësit dhe ka vendosur të ndërpresë çdo kontakt me drejtuesit e skuadrës gjeorgjiane dhe të bojkotojë drekën zyrtare.

“Ky është racizëm i pastër, na pritën si armiq”, tha ai.

 Kukësi ka ankimuar në UEFA të gjitha parregullistë dhe Gjici thotë se kontaktet e vetme do jenë me delegatët e UEFA-s. Sa i përket ndeshjes Gjici sqaron se Kukësi është për të luajtur futboll por çdo gjë do vendoset pas bisedave me përfaqësuesit e UEFA-s.


Ndeshja Torpedo Kutaisi-Kukësi është parashikuar të luhet të enjten në orën 19:00 dhe është e vlefshme për turit e trete eliminator të Europa League.