Katër të vdekur nga Covid, regjistrohet numri më i lartë i të infektuarve, 93 raste të reja në 24 orë

11 Korrik 2020, 10:58 | Përditesimi i fundit: 2020-07-11 17:24:13

Katër persona kanë humbur betejën me koronavirusin në vendin tonë, duke e çuar në total 89 numrin e viktimave. Ministria e Shëndetësisë thotë se situata në spitalin infektiv është e rënduar, pasi në total janë të shtuar 72 paciente, 8 në terapi intensive dhe 4 të intubuar.L

"Ne 24 orët e fundit, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen 4 qytetarë: një 68 vjeçar nga Durrësi, një 65 vjeçar nga Tirana, një 63 vjeçar nga Elbasani dhe një 71 vjeçare nga Shkodra, me disa sëmundje bashkëshoqëruese, në gjendje të rënduar si pasoje e Covid19. Situata në spitalin infektiv vijon te paraqitet serioze, me pacientë që trajtohen në terapi intensive por edhe pacientë të intubuar, një pjesë e tyre mosha të reja", thuhet në njoftimin e ministrisë.