Kazakistani, rrëzohet avioni me 100 njerëz në bord, të paktën 15 të vdekur dhe 60 të plagosur

27 Dhjetor 2019, 08:46

Të paktën 15 të vdekur dhe 60 të plagosur, 17 prej të cilëve fëmijë, është bilanci i përkohshëm i rrëzimit në Kazakistan i një aeroplani me 98 persona në bord, menjëherë pas ngritjes nga Almaty.

Sipas zyrtarëve të aeroportit, avioni i "Bek Air" u rrëzuan këtë mëngjes menjëherë pasi u ngrit nga pista. Aeroplani i rrëzuar kishte për destinacion kryeqytetin e vendit Nur-Sultan.

Për aviacionin civil kazak "avioni humbi lartësi gjatë ngritjes dhe u rrëzua në një mur rrethues" në një zonë të banuar duke u ndarë në dy pjesë.

Sipas një dëshmitari në zonën në kohën e aksidentit ka patur mjegull të madhe.

Ndërkohë, të gjitha aeroplanët e linjës ajrore u ndaluan të fluturonin derisa në përfundim të hetimit.