Kazinotë rikthehen në zemër të Tiranës, socialistët: Ndihmojnë ekonominë

10 Shtator 2020, 15:34

“Nuk do të ketë më kazino elektronike përveçëse në hotele dhe resorte me 5 yje në zonat turistike, Tirana nuk është zonë turistike” , ka deklaruar kryeministri Edi Rama një vit më parë.

Por ky zotim nuk zgjati shumë. Një vendim i qeverisë shqiptare që mban datën 2 shtator parashikon rikthimin e kazinove në kryeqytet, e pikërisht në zemër të tij.