“Kcimi i Tropojës” drejt UNESCO-s, studiuesit: Është mijëravjeçar!

7 Gusht 2020, 17:22

Nga gjiri i popullit kanë dalë shumë doke e zakone, të cilat rrëfejnë në vetvete zhvillimin e jetës së shqiptarëve në të kaluarën. E sot, kur vëmendja ndaj këtyre përvojave është gjithnjë dhe më e paktë, për këto vlera të kulturës sonë popullore, që dikur shpalosnin vlera patriotike dhe krenarinë e fisnikërinë e trojeve tonë, të Alpeve, duhet vënë dorë sa nuk është vonë.

 “Kcimi i Tropojës”, ndryshe “Vallja e Tropojës” është një nga katër dukurit e përzgjedhura nga Këshilli Kombëtar i Trashëgimisë Jomatëriale, për të vijuar rrugën udhëtimin, si “Kryevepër e trashëgimisë shpirtërore të njerëzimit, në UNESCO”. Për “ReportTV” koreografi Skënder Haklaj dhe studiuesja Rovenca Vata rrëfejnë vlerat e këtij kcimi.