“Kcimi i Tropojës”, muzikologu rrëfen, se përse e zgjodhën për të garuar drejt UNESCO-s

10 Shtator 2020, 16:49 | Përditesimi i fundit: 2020-09-11 15:58:48

Trashëgimia jomatëriale, këngët, vallet edhe traditat, të cilat duhet të ruhen brez pas brezi, përpos që do të regjistrohen në një regjistër kombëtar, disa prej tyre do të garojnë edhe drejt UNESCO-s. Muzikologu Vasil Tole na rrëfen punën e bërë nga nismëtari Skënder Haklaj dhe grupi i studiuesve të tjerë, për dosjen e “Kcimit të Tropojës”.  

“Jam shumë i gëzuar që pas një fazë të gjatë heshtje, Ministria e Kulturës më në fund hodhi hapa konkretë, së pari për plotësimin e listës kombëtare me elementë të trashëgimisë, e më pas çuarjen e disa dosjeve për në UNESCO. Kcimi i Tropojës është një prej tyre. Ne jemi akoma në hapat e parë, pasi ka disa ndryshime siç është, faktit se duhet të provosh që shteti ka inventar serioz për regjistrimin e këtyre elementëve. Në mënyrë të veçantë edhe përgjigjet që kanë të bëjnë me masat që ka marrë shteti për ta transmetuar këtë trashëgimi”, shprehet Tole.